Report TV - U arrestua mbrëmë, ja pallati 2 mln euro që iu sekuestrua 'Kumbarit' të Shkodrës

  • 5 years ago
Mbrëmjen e djeshme policia e Shkodrës arrestoi 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj. Ai akuzohet për ?Pastrim parash?, ?Falsifikim dokumentesh? dhe ?Ndërtim pa leje?, ndërsa cilësohet si ?Kumbari? i Shkodrës. Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi. Report Tv sjell pamjet e pallatit që ka ndërtuar Bardhok Pllanaj në lagjen ?Rus?, që kap vlerën e 2 milionë eurove.Por kush është Bardhok Pllanaj?
Ai është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku .

Recommended