Ora News - Dy vjet në kërkim, pranga 29-vjeçarit që tentoi të vrasë në person në Orikum
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasje në Orikum.

Bëhet fjalë për Erjon Çeloaliaj, 29 vjeç, i cili u arrestua në lagjen 'Pavarësia'.

"Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operativese se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen ?Pavarësia?dhe është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij", thuhet në njoftimin e policisë.

Erjon Çeloaliaj dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.

Për të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dy-vjet-ne-kerkim-pranga-29-vjecarit-qe-tentoi-te-vrase-ne-person-ne-orikum
Recommended