Ora News - Partizani dominon në statistika, Tirana tenton të "thyej" mallkimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Derbi i kryeqytetit ka rrëmbyer skenën. E gjithë vëmendja e Kategorisë Superiore do të fokusohet në "Selman Stërmasi" aty ku Partizani pret rivalin e kryeqyetit Tiranën. Në çdo ambjent sportiv kryefjalë është ndeshja mitike në kampionatin shqiptarë.

Dy skuadrat më me shumë trofe zbresin në fushë të premten, duke nisur nga ora 18:00. Objektivat sezonal janë të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjtë. Në vitet e fundit spektakli në fushë ka munguar, pasi trajnerët e kanë pasur primare të mos e humbasin derbin. Por në këtë moment situata ka ndryshuar. Si Skënder Gega ashtu dhe Ardian Mema do të luajnë gjithçka për gjithçka. Bardheblutë kërkojnë të kthejnë një sezon që deri më tani është i dështuar ndërsa të kuqtë marshojnë drejt titullit kampion.

Si Partizani dhe Tirana nuk po kalojnë një moment të mirë, megjithatë mund të krenohen me statistikat. Nga viti 1947 e deri më sot janë luajtur 150 takime, ku 63 janë fitoret e Partizanit, Tirana 40, kurse 47 ndeshja janë mbyllur në barazim. Në këtë takim Tirana dëshiron të thyej mallkimin e 14 takimeve pa fitore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/partizani-dominon-ne-statistika-tirana-tenton-te-thyej-mallkimet

Recommended