Aksident në Maliq, makina bie nga ura dhe përfundon në lum, humb jetën 24-vjeçari

  • 5 years ago
KORÇE - Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Maliq-Korçë. Tek ura në dalje të Maliqit, një automjet me targa AA527VK dhe drejtues Gjergji Elmazin, 24 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumin Devoll. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 03:45 minuta të mëngjesit së kësaj të enjte. Drejtuesi i automjetit ka humbur jetën nga ky aksident, i cili udhëtonte i vetëm. Pak minuta pas kërkimeve, ekipet e polumbarëve të mbërritur nga Tirana gjetën trupin e pajetë të të riut.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, ura nga ku ra makina nuk ka barriera mbrojtëse. Humbja e kontrollit të automjetit ose përgjumia e drejtuesit dyshohet të jenë shkaqet e këtij aksidenti fatal.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Informacion paraprak.

Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.

Pritet ardhja e polumbarëve.

Recommended