Rama: Asnje shtepi qe prek interesin publik s’mund te legalizohet

  • 5 years ago
Pavarësisht tensionit që shkaktoi protesta e banoreve të ?Astirit?, duket se kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin e qeverisë për të vijuar me zbatimin e projektit të Unazës së Madhe. Edhe në Libofshë të Fierit,  ashtu si në parlament kryeministri Rama përsërit prerazi s?mund të ketë legalizime banesash nëse prekin projektet zhvillues të qytetit.

?Ne nuk mund të legalizojmë në kurriz të interesit publik dhe në interes të taksave, buxheteve të familjeve dhe të buxhetit të familjes tonë të madhe aty ku është e pamundur. Nuk është e mundur, është shumë e thjeshtë, nuk është e mundur. E dhimbshme, por e thjeshtë?, tha Rama.

Opozitën e akuzon se i hodhi benzine zjarrit për interesa politike.

?Ka qysh kur filluan prishjet masive tek Parku Rinia në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, që të gjitha qeveritë, të gjitha bashkitë, kanë prishur dhe kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita politike, për të kërkuar atë që ligji e ndalon. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, për të mbrojtur interesat e ngushta politike. Edi Ramën se mundim dot me votë, atëherë hajde t?i vëmë flakën kësaj pune, kudo ku na del një mundësi që të hedhim benzinë.?

Edhe Gramoz Ruci i cili thotë se kupton nga eksperienca personale sa e vështirë është të prishet shtëpia që e ke ndërtuar vetë, ka një mesazh për politiken përveçse për banoret.

?Unë e ndjej fort se çdo të thotë të të prishet shtëpia, me apo pa leje. Se mbi të gjitha jam një si ata, jam fshatar, që kam bërë shtëpi me duart e mija. Kimetin shtëpisë ia di jo ai që ka lekë dhe e bën, por ai që ka pak lekë dhe vetë e bën?, tha Ruçi, gjatë një takimi me banorë të Libofshës, të cilëve iu dorëzuan certifikata pronësie.

Ruçi tha se ?gabimet që bën politika i paguan e gjithë shoqëria. Ata sot fatkeqësisht po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme dhe të sotme, të cilët ndryshe flasin sipas ligjit kur janë në pushtet, ndryshe kur janë në opozitë.?

Kryetari i Kuvendit i bëri thirrje politikës ?të mos shfrytëzojnë hallin e tyre për hallet që ka politika dhe të mos i përdorin si ?mish për top? deri në përdorim dhune tek djemtë dhe vajzat e këtij vendi. Një vajzë e re 24-vjeçare humbi gishtat e dorës. Pse? Sepse i interesonte politikës. Kjo është ta shpërdorosh besimin. Unë që këtu nga Libofsha u bëj thirrje të ulemi, të diskutojmë dhe të njohim ligjin, ta zbatojmë, pushtetarët në radhë të parë dhe pa diskutim që aty janë interesat e qytetarëve. Nëse dikush vlerëson se zgjidhja nuk është e drejtë, sigurisht që ka gjykata. Me urtësinë më të madhe do të kërkoja, qetësi, maturi, për ta zgjidhur problemin dhe jo për ta ndërlikuar problemin.?

Në Libofshë u shpall zyrtarisht përmbyllja e procesit të legalizimeve për qarkun e Fierit. Në të njëjtin aktivitet u prezantua për herë të parë dhe reforma e pronës. Në dy projektligjet e qeverisë parashikohet shkrirja e ALUIZN-it, Hipotekës dhe Agjencisë së Pronës si dhe zgjidhja e problemeve të pronësisë që ka shkaktuar ligji 7501.

Tv Klan

Recommended