Report Tv-Protesta për Unazën e Re, Rama: Luftë për pushtet

  • 6 years ago
Nga Libofsha ku shpërndau leje legalizimi, kryeministri Edi Rama është rikthyer që të flasë sërish për projektin e Unazës së Re dhe protestën që kulmoi para parlamentit dhe përfundoi me 15 policë të plagosur dhe 25 të shoqëruar. Rama u shpreh se gjithçka bëhet për luftë politike, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë legalizim aty ku është zënë hapësira e përbashkët.

Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për t?u ndërtuar rruga. As nuk mund ta bëjë dot shteti që të legalizojë për të dhënë prona si pronarë, pasi i bie që i gjithë populli të punojë për të paguar ata që janë të palegalizueshëm. Procesi i legalizimit këtu është mbyllur, por ka godina që nuk legalizohen pasi këtë e bllokon ligji. Por kur bëhet fjalë për shtëpi ka një përgjegjësi, në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe me taksën e tyre paguhet bonuesi për këta të tjerët. Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë. Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpia, në katër vite. Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj përshesh. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto, ti vëmë flakën.

Edi Rama
Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka ?thumbuar? edhe liderin e PD, Lulzim Basha për premtimet. ?Përballja me kundërshtarin në realitet është më e komplikuar se kur bën projeksionet pa marrë ende qeverinë? tha Rama. Prej 20 ditësh banorët e Unazës së Re që preken nga projekti kanë protestuar duke bllokuar rrugën, ndërsa dje për dy orë u tubuan para Parlamentit.

Nga përplasja u lënduan 15 policisë dhe 3 qytetarë, ndërsa 25 persona u shoqëruan. Mes të plagosurve është edhe efektivja Ina Muka, e cila humbi dy gishtat e njërës dorë nga një kapsollë (lexo këtu). Qeveria dhe ARRSH kanë bërë thirrje banorëve që nuk kanë leje të lirojnë banesat dhe të largohen, ndërsa ata që janë të pajisur me të gjitha dokumentet do të marrin dëmshpërblimin e plotë. Por banorët të udhëhequr nga opozita kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë.

Recommended