Pa Gjurmë-Braktis burrin shkodran dhe martohet me pakistanezin.

  • 6 years ago
Pjesa e Dyte Dt 22 nentor Eltoni dhe Remzija nga Shkodra u martuan në vitin 2008, ndërsa në dy vitet e ardhshme vijnë në jetë dy fëmijët, djali dhe një vajzë. Pas lindjes së vajzës në vitin 2010, marrëdhënia në familjen Beqiri filloi të tensionohej për shkak se Remzija ishte shumë xheloze. Çifti pati një krisje dhe kur u duk se keqkuptimet u zgjidhën Remzija i kërkon bashkëshortit të emigronin në Gjermani. Eltoni nuk pranon, ndërsa Remzija ankohet tek vjehrra duke i kërkuar prokurën për të ikur jashtë vendit. Në 3 maj të vitit 2014 Remzija bashkë me fëmijët nisen drejt Gjermanisë. Eltoni shokohet kur mëson të vërtetën dhe i kërkon vjehrrës, t?i japë numrin e telefonit të Remzijes, pasi e kishte marrë malli për fëmijët. Pasi merr numrin e telefonit dhe flet me të shoqen niset edhe ai drejt Gjermanisë, më 29 shtator të 2014, në Berlin ku e shoqja bashkë me fëmijët jetonin në një kamp atje. Eltoni nuk i gjen, ndërsa qëndron për të kërkuar azil në kërkim të fëmijëve. Në kërkimet e tij, Eltoni mëson se e shoqja bashkë me fëmijët ishin në një kamp në Frankfurt. Ai arrin t?i gjejë por s?mund t?i takonte, pasi nuk pranon Remzija. Kjo e fundit njofton policinë. Eltoni qëndron në Gjermani për 1 vit e 5 muaj të tjerë dhe i vjen dokumenti qe duhej të kthehej, duke e shtyrë dhe për tre muaj të tjerë qëndrimin në Gjermani. Gjatë kësaj kohe Eltoni mëson se Remzija kishte filluar një marrëdhënie të re me një pakistanez. Eltoni kthehet në Shqipëri më 2 shkurt të vitit 2016. Arrin të lidhet në Facebook me një vajzë, e cila i tregon se ish-bashkëshortja ishte martuar me pakistanezin dhe jetonin ne Noechatel-Zvicër. Remzija kishte lindur edhe një vajzë tjetër, nga kjo martesë e dytë. Eltoni denoncon në policinë e Shkodrës në nëntor të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve nga ish-bashkëshortja Remzia.

Recommended