Permbytet Durresi, probleme ne porte

  • 6 years ago
Durrësi u përmbyt sërish nga reshjet e shiut. Rruga paralel me shëtitoren ?Taulantia? kishte këtë pamje në orët e mbrëmjes.

E njëjta panoramë edhe në aksin pranë Velierës.

Uji vërshoi në rrugët kryesore duke krijuar probleme në qarkullim.

Gjatë paradites kapiteneria e porit të Durrësit pezulloi lundrimet e anijeve të peshkimit, por tragetet vijuan normalisht itinerarin edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Dalja në det nga porti i Vlorës mbeti e bllokuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Trageti Brindisi-Vlorë u ankorua me vështirësi mëngjesin e së martës, si pasojë e dallgëve të forta.

Sinoptikanët thonë se orët në vijim do të jenë të vështira përsa i takon jugut të vendit.

Moti do të përmirësohet vetëm pas mesjavës, por sërish reshjet e shiut do të jenë prezent deri ne fund të Nëntorit.

Recommended