Report TV - Panik dhe frikë në Lezhë, dy gurë bien nga mali në oborrin e një banesë në Torovicë

  • 5 years ago
LEZHË- Dy gurë të përmasave të mëdha kanë rënë nga mali në zonën e Torovicës gjatë natës duke shkaktuar panik dhe frikë. Rënia e gurëve ka rrezikuar një banesë ku jeton një familje, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Situata në Torovicë si pasojë e rënies së gurëve është mjaft problematike edhe pse më shumë se 1 vit më parë humbën jetën tre persona pasi makina në të cilën udhëtonin u godit nga një gurë, asnjë masë nuk është marrë për të frenuar fenomenin.

Recommended