Report Tv-Dokumenti 239 faqe, prokurorët nxjerrin misteret e telefonit të Ervis Martinajt
  • 5 years ago
Tre prokurorët që po hetojnë vrasjen në lokalin ''Monopol'' në ish Bllok të ndodhur 4 tetor, apelojnë vendimin e gjyqtarit të Tiranës Artan Gjermeni i cili ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302 në rast se prokuroria nuk dorëzon prova të reja. Report TV ka parë një kopje të ankimit në apel, ku kërkohet masa e ?arrestit në burg pa afat? për Martinaj. Treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kanë dorëzuar kërkesën e apelimit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të dhënë nga gjyqtari Gjermeni, që caktonte masën ?arrest me burg? 30 ditor për Martinaj.

Argumenti më i fortë që prokurorët kanë në dorë për këtë apel, është ajo çfarë është gjetur brenda telefonit të Ervis Martinit, një celular I-Phone X të gjetur mbylur me passëord por që është hapur në kohë rekord nga eskperteët izraetikë pas kërkesës për të vepruar për llogarinë e prokurorisë shqiptare. Prokurorët pikërisht për këtë celular thonë se janë evidentuar të dhëna të plota më rëndësi për faktet objekt hetimi. Sipas prokurorisë në procesverbalin e sekuestrimit pasqyrohet saktësisht fakti që aparati telefonik i sekuestruar të hetuarit Ervis Martinaj në ambientet e spitalit të traumës është pikërisht ai me IMEI qe perfundon me numera ''587''.
Recommended