Ora News - Bylykbashi: Të arrestohet Dako! Kryebashkiaku: Je i mbaruar, s'të voton as familja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike insiston në arrestimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos, si prova e parë për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Deputeti Oerd Bylykbashi tha në një konferencë për mediat se çdo ditë që kalon, kryebashkiaku i Durrësit prish provat me mbështetje të Kryeministrit Rama.

Bylykbashi: Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Sipas Bylykbashit, shit-blerja e votës, dhe krimi elektoral kanë penguar rotacionin demokratik në vend.

Bylykbashi: Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Në një përgjigje Dako i ka kujtuar Bylykbashit se në Durrës ai nuk merr dot as votat e familjes së tij, sepse edhe ata votojnë majtas, ndërsa paralajmëroi se do ta padiste.

Deklarata e Bylykbashi u bë pas komenteve që bëri për këtë çështje raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ai tha se çdo akuzë duhet të verëtetohet nga prokuroria.

Deklarata e deputetit Oerd Bylykbashi

Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg!

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës.

Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban sot në pushtet ilegjitimisht Edi Ramën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-vijon-akuzat-dako-duhet-te-shkoje-ne-burg-krim-elektoral

Recommended