Report TV - Ceremonia, përcillet për në banesën e fundit ekstremisti grek Konstandinos Kaçifas

  • 6 years ago
GJIROKASTËR- Nisi rreth orës 13:00 ceremonia e varrimit të ekstremistit grek të vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

Siç edhe duket nga pamjet e sigurura nga Report Tv, Kaçias është përcjellë drejt banesës së fundit  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm!

Gjatë rrugës për në kishë, rreth 1500 nacionalistët grekë që kanë ardhur në Bularat kanë përdorur thirrje nacionaliste si "Vorio Epiri është Greqi", "Vdekja e një trimi, nuk mund të quhet vdekje" dhe "Greqi, ti na drejton ne", ndërsa arkëmorti ka kaluar nën flamurin grek në qendrën të fshatit.

Ritet mortore u drejtohan nga 9 priftërinj grek, ndërkohë që kortezhi gjatë rrugës për në kishë kishte në krye eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous.

Recommended