Besnik Çinari “mungon me leje” në 60-vjetorin e Estradës së Shkodrës, kolegët: Rikthehu shpejt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkodër u festua 60-vjetori i krijimit të estradës profesioniste. Në një mbrëmje gala, u përkujtuan ata që nuk janë më, ndërsa urime për shërim të sa më të shpejtë dhe rikthim në skenë shkuan për Besnik Çinarin që pak ditë më parë pësoi një atak kardiak.

Estrada profesioniste e Shkodrës festoi ditëlindjen e 60-të. Një rrugëtim i gjatë, i bukur dhe i mbushur me suksese, të një shkolle të vërtetë humori, prej ku dolën emrat e mëdhenj të skenës shkodrane dhe asaj shqiptare.

I gjithë rrugëtimi erdhi i përmbledhur në mbrëmjen festive në një dokumentar të regjisorit Arjan Çuliqi, e pagëzuar ?Humoriada shqiptare?.

Ata i vunë vulën humorit shqiptar, duke mbushur me të qeshura spektatorin, e duke u bërë ngushëllues të çdo familje edhe në ditët e vështira.

U kujtuan ata që ishin dhe ata që nuk jetojnë më, edhe të munguarit me arsye, apo ata që ja bënë me hile estradës, duke u sëmurë në premierën e saj, si mjeshtri i madh Besnik Çinari, të cilit njëzëri të gjithë i uruan rikthim të shpejtë në skenë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/besnik-cinari-mungon-me-leje-ne-60-vjetorin-e-estrades-se-shkodres-koleget-rikthehu-shpejt