Ulnin vitin e prodhimit të makinave për t'u doganuar më pak, pranga tre personave

  • 6 years ago
DURRËS- Tre persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe ndaj pesë të tjerëve janë dhënë masa sigurie në kuadër të operacionit ?Silent?. Grupi falsifikonte dokumenta duke ulur vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët monetare.

Në prangat e policisë kanë rënë: Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës; Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës dhe Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, të tre luanin rolin e sekserit.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar ndaj pesë personave fizikë dhe një personi juridik, ndërkohë që një person tjetër me iniciale Xh.S. është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për: Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë "Arrest shtëpie"; Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë " Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore"; Neritan Bablusha 49 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ; Endrit Pllumbi 39 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik"; Sokol Mehmeti 51 vjeç , banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik".

Recommended