Ora News - Dekretohet data: Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019.

Pak minuta pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi doli nga presidenca, zyra e shtypit e këtij institucioni njoftoi vendimin e presidentit.

"Në mbështetje të nenit 92, shkronja ?gj? dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar,

D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekreti mban numrin 10928 dhe u firmos më 5 nëntor 2018.

Takimi me kryetarin e parlamentit

Presidenca njofton se "Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm."

Pak ditë më parë kreu i shtetit mbajti takime konsultative me përfaqësuesit kryesor të partive parlamentare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dekretohet-data-zgjedhjet-vendore-do-te-mbahen-me-30-qershor-2019

Recommended