Ora News - Bllokimi i Kushtetueses, gjykata ka dhënë vetëm një vendim gjatë këtij viti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vetëm një vendim në periudhën janar-mars të këtij viti për shkak të mbarimit të mandatit të disa anëtarëve dhe shkarkimit të disa të tjerëve nga vettingu.

Ky institucion, i mbetur me vetëm dy anëtarë, dhe i paralizuar në vendimmarrje që nga marsi i këtij viti, ka dhënë verdiktin vetëm për një nga 107 kërkesa të dorëzuara për këtë periudhë.

Mungesa e 7 anëtarëve në Kushtetuese ka bërë që 48 çështje të mbeten pezull për shkak se nuk ka kuorum për të marrë vendime, madje 7 prej këtyre çështjeve janë të mbartura që nga viti i kaluar. Një tjetër fenomen që vihet re këtë vit në krahasim me 2017, është rënia e numrit të ankesave, nga 279 në 107, duke treguar mungesën e besimit në gardianin e fundit të Kushtetutës.

Ky ngërç, jo vetëm ka sjellë rënien e numrit të cështjeve të depozituara, por ka vënë përballë me qeverinë edhe Presidentin e Republikës për shkak të marrëveshjes së detit me Greqinë. Meta ka kërkuar që marrëveshje me shtetin fqinj të mos ratifikohet pa u vënë në funksion Gjykata Kushtetuese.

Pavarësisht se në rastin e kufirit detar, Presidenti ka vënë kusht Kushtetuesen, Teatri Kombëtar duhet të presë derisa vettingu të kalojë në sitë të gjithë anëtarët e Gjykatës për të kuptuar nësë do të jetë i drejtë apo jo shembja e tij. Kryetar Bashkim Dedja është ende në pritje të Kolegjit të Apelimit për të marrë përgjigjen përfundimtare nësë do ta drejtojë apo jo Gjykatën Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bllokimi-i-kushtetueses-gjykata-ka-dhene-vetem-nje-vendim-gjate-ketij-viti

Recommended