Ervis Martinaj hetohet dhe për pastrim parash, Ora News zbulon transaksionet dhe pasuritë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesmeni Ervis Martinaj nuk është në hetim vetëm për akuzën e " Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese?
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë e Tiranës ka hapur edhe një hetim ndaj biznesmenit Ervis Martinajt për akuzën e ?Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale?.

Kjo është dhe një arsyeja tjetër më shumë pse prokuroria e Tiranës kërkon sot vlerësimin e masës së sigurisë "arrest me burg" , tre ditë nga momenti kur i skadon afati 30 ditor i arrestit me burg dhënë Martinajt pas ngjarjes së 4 tetorit. Gjatë përplasjes me armë në Bllok mbeti i plagosur dhe Ervis Martinaj.

Ora News ka arritur të sigurojë kërkesën për vlerësimin e masës së sigurisë ku renditen dhe disa nga pasuritë dhe transaksionet që Martinaj ka bërë.

Pasurite e Ervis Martinajt

Sipas prokurorisë nga aktet e procedimit penal deri ne kete moment procedurial rezulton se shtetasi Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe ne vijim ka blere pasuri ne vlera te konsiderueshme. Menyra e shlyerjes eshte CASH, burimi i te ardhurave eshte i papercaktuar dhe nuk mund te justifikohet me burimet e ligjshme qe ka ky shtetas. Po kështu ai rezulton se zotëron disa shoqëri tregtare të cilat janë të gjitha passive dhe nuk ushtrojnë aktivitet.

Nga analiza e kryer ne sistemin tatimor C@TS rezulton se:

Shtetasi rezulton i punësuar në disa subjekte tregtare dhe ka të ardhura nga pagat në këto shoqëri në vlerën 2.382.900 lekë prej vitit 2012 dhe në vijim.
Ky shtetas nuk ka kryer deklarim të të ardhurave individuale për të ardhura të realizuar mbi shumën 2.000.000 lekë.
Shtetasi Ervis Martinaj zotëron disa shoqëri tregtare të cilat janë të gjitha passive dhe nuk ushtrojnë aktivitet.
Shoqëria Albania Baste Live sh.p.k me Nipt L21620006U me status pasiv që nga data 06.05.2016. Statusi pasiv i shoqërisë paraqitet vetën në sistetim tatimor pasi shoqëria në QKB figuron aktive dhe nuk janë bërë veprime për pezullimin e aktivitetit të saj. Statusi pasiv nga administrata tatimore kalohet për ato subjekte të cilat nuk kanë veprimtari për një kohë të caktuar bazuar në nenin 44 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 ?Për proçedurat tatimore në RSH? i ndryshuar.
Kjo shoqëri nuk ka kryer deklarime të librave të shitjes dhe të blerjes në sistemin informativ tatimor.Shoqëria rezulton me humbje dhe duke qënë me humbje nuk ka shpërndarë dividend pasi nuk ka pasur fitime.Nga kjo shoqëri ortaku Ervis Martinaj nuk ka përfituar asnjë të ardhur si dividend.
Subjekti Ervis Martinaj PF me Nipt K61927004F06U me status pasiv që nga data 08.06.2011. Ky subjekt nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në sistemin informative tatimor.Nuk ka dorëzuar listëpagesa të punonjësve, nuk ka deklaruar deklarata të tatimit mbi fitimin dhe gjithashtu nuk ka dorëzuar libra shitje dhe blerje.Pra ky subjekt nuk ka ushtruar asnjë veprimtari tregtare dhe nuk ka sjellë asnjë të ardhur për përfaqësuesin Ervis Martinaj.
Shoqëria King Casino sh.p.k me Nipt L21407007D me status pa...
Recommended