24 milion USD vitin e ardhshem per te indeksuar pensionet

  • 6 years ago
Vitin e ardhshëm qeveria do të indeksojë pensionet sipas nivelit të inflacionit vjetor. Gjatë prezantimit të buxhetit në Konferencën e Kryetarëve, ministri i Financave dhe Ekonomisë tha se fondi për rritjen e pensioneve është 24 milionë dollarë.

Për ish-pronarët qeveria ka vendosur të japë një fond vjetor prej 50 milionë dollarësh, ndërsa është ulur buxheti për ish-të përndjekurit dhe ndihmën ekonomike.

Arben Ahmetaj tha se janë marrë masa përmes një sistemi të ri që të rritet monitorimi për institucionet që krijojnë detyrime të prapambetura, ndërsa ndërtimi i rrugëve me PPP të Kashar ? Rrogozhinë dhe zgjerimi i Tiranë ? Durrës, nuk shkelin rregullin e vendosur në buxhet prej 5% të të ardhurave.

Buxheti i vitit të ardhshëm është 5.19 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat janë 4.84 miliardë. Qeveria do të mbajë në nivele të ulëta deficitin prej 1.9% të prodhimit kombëtar, ndërsa do të ulë borxhin publik në 64.95 të PBB-së.

Tv Klan

Recommended