Report Tv-‘Ju kemi vënë bombë’/ Alarm në ambasadën shqiptare në Athinë

  • 6 years ago
Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë. Burime për Report Tv pohojnë se paraditen e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë ka pasur një telefonatë për bombë. Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ?Ju kemi vënë bombë?. Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë.

Burime diplomatike nga Athina për Report Tv, bëjnë me dije se menjëherë ambasada ka njoftuar policinë, e cila ka rrethuar me perimetër sigurie të gjithë zonën. Kontrolli policor i policisë greke ka zgjatur rreth një orë dhe ka qenë i shtrirë në ambientet e jashtme dhe brenda godinës së ambasadës.

Autoritetet greke pas kontrollit disa orë nuk kanë gjetur asgjë dhe alarmi ka rezultuar falas. Ndërkohë që mediat greke e tjetërsuan alarmin për bombë duke e referuar pranë Gjykatës së Lartë të Greqisë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, 24 orë pasi ajo u thirr për çështjen e Kostandinos Katsifas.

Ministria e Jashtme i ka kërkuar ambasadores Sourani që Greqia të distancohet dhe të dënojë këto akte të rënda që cënojnë miqësinë mes dy vendeve. Pas vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas disa biznese shqiptare në Athinë janë djegur, ndërsa ka pasur edhe kërcënime nga ana e ekstremistëve, djegie të flamurit shqiptar dhe së fundmi alarmi për bombë.

Recommended