Ora News - Klandestinë drejt BE, goditet grupi shqiptar i trafikut nga Greqia në Mal të Zi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka goditur një grup të trafikimit të klandestinëve përmes Shqipërisë drejt Malit të Zi në rrugën drejt vendeve të BE. Pesë persona u vunë në pranga dhe një i gjashtë u shpall në kërkim. Ata i merrnin klandestinët nga Greqia dhe përkundër 2000 eurove u siguronin transport, akomodim dhe ndihmë për të kaluar kufirin ilegalisht.

Pamjet në video tregojnë momentin e arrestimit të pesë personave të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte emigrantë klandestinë nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar ?GRE-HOT?, pas një hetimi disa mujor nga Forca Operacionale dhe Policia e Shkodrës.

Të arrestuarit janë nga Tirana e Shkodra, ndërsa një person i gjashtë është në kërkim.

Janë arrestuar

Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues Malësi e Madhe

Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë

Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë

Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në Shkodër

Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues Shkodër

Në kërkim

Shtetasi me iniciale P. P

Ata kishin ngritur një rrjet trafikimi të klandestinëve, kryesisht sirianë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Trafiku niste në Greqi, kalonte në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Kundrejt një shume që sipas burimeve varion nga 1500-2000 euro grupi siguronte pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për klandestinët.

Kalimi drejt Malit të Zi, tentohej në kufirin e gjelbër mes dy vendeve.

Gjatë aksionit policia sekuestroi edhe 3 mjete që përdoreshin për transportin e klandestinëve, një sasi eurosh të siguruara nga pagesat dhe mjete të tjera ndihmëse në veprimtarinë e paligjshme.

Shqipëria u përfshi në rrugën e re ballkanike të klandestinëve në muajin prill dhe prej asaj kohe, edhe pse shifrat zyrtare mungojnë, raportohet se janë ndaluar disa qindra klandestinë, kryesisht në qarkun e Korçës, që shërben si pikë kryesore hyrëse.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/trafikonin-klandestine-goditet-grupi-kriminal-ne-shkoder

Recommended