Greqia nuk ndalet: Qeveria shqiptare të zbusë tonet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria dhe Greqia vazhdojnë të replikojnë në distancë edhe ne nivele te larta shtetërore pas vrasjes se një 35 vjecari minoritar në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA.Përfaqësuesi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos duke folur për mediat greke kërkoi qe qeveria shqiptare të zbuste tonet pas kësaj ngjarje të ndodhur diten e diele ne Bularat.Zyrtari I lartë grek shtoi se kjo cështje nuk duhet te të trajtohet me agresion kur një jetë është humbur, në mënyrë që të mos ushqehen reflekset e shoqërive.Duke vijuar më tej deklaratën e tij, Tzanakopoulos tha se autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura dhe po qëndrojnë në kontakt me autoritetet shqiptare për të zbardhur me përpikmëri atë që ka ndodhur në Bularat që coin ë vdekjen e 35 vjecarit Konstandinos Kacifas.Reagimi I dytë I qeverisë greke vjen pas një mesazhi të postuar në rrjetet sociale nga kryeministri Rama në lidhje me këtë ngjarje duke e quajtur viktimen një të fandaksur që qëlloi me plumba luftarak policinë. Ai shtoi se Greqia duhet të falenderonte ZOTIN që asnjë jete e pafajshme nuk humbi të dielen nga marrëzia ekstremiste.

Recommended