Ora News - Prag Skënderbeu, Gega e Kalari: Mposhtim korçarët dhe vendosim një dorë te titulli

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthehet përballja midis dy skuadrave elitare të Superligës, Partizani-Skënderbeu, që do të luhet ditën e hënë. Këtë javë, më tepër se kurrë, "demave të kuq" iu duhet një stabilitet në ekip për tu përballur me korçarët, megjithatë ujërat në kampin e kuq u trazuan pas konfliktit Gega-Trashi që prevaloi në masa disiplinore kundrejt kapitenit të të kuqve. Në lidhje me këtë çështje numri 1 i stolit të Partizanit, Skënder Gega u shpreh se vazhdon të jetë pjesë e skuadrës.

Gega: "Jam i kënaqur që në konferencat e mia është folur për grupin, për mos marrjen e golave, aktivizimin e të rinjve dhe gjëra pozitive por më në fund erdhi kjo pyetje. Nëpërmjet kamerave dua që të shkojë e vërteta ku është dhe mos të abuzohet. Kur kam ardhur këtu nuk kam premtuar as kupa dhe as kampionate, por që klubi do të funksionojë me rregulla dhe do të hyjmë në epokë të re. Deri ndeshjen me Gjirokastrën, gjërat kanë ecur në mënyrë perfekte. Nëse mungon korrektësia mungon bukuria. Trashi është pjesë e jona dhe jo i larguar. E bëra edhe kapiten, por në një moment harroi që është i tillë. Gaboi pak dhe duhet të mbajmë qëndrim në lidhje me të. Trashi nuk ka ku rikthehet pasi i joni është. I kemi dhënë kohë të reflektojë, ka reflektuar dhe ka kërkuar ndjesë. Shumë shpejtë do të jetë me klubin.

Për Gegën fitorja me Skënderbeun është padyshim e rëndësishme pasi do i jepte siguri të madhe ekipit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prag-skenderbeu-gega-e-kalari-mposhtim-korcaret-dhe-vendosim-nje-dore-te-titulli

Recommended