Ora News - Tatimet skanojnë qiradhënësit, kontrolle të imtësishme në terren

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administrata Tatimore do të nisë kontrollin në terren të të gjithë subjekteve për të verifikuar kontratat e qiramarrjes së ambienteve ku ushtrojnë aktivitetin. Në rast të mungesës së një certifikate pronësie, kosto do të përcaktohet nga metodika e posaçme.

Drejtoria e Tatimeve ka realizuar një analizë të plotë të shpenzimeve të deklaruara prej bizneseve për të verifikuar rastet e mospagimit të tatimeve.

Pas kësaj është bërë e ditur se në një pjesë të madhe rezulton se subjektet nuk kanë deklaruar qiratë e ambienteve ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Për këtë qëllim është vendosur të nisin kontrollet në terren, ku do të evidentohen dhe personat që kanë në zotërim ambientet.

Qëllimi do të jetë vjelja e tatimit në burim dhe pagesat e tatimit mbi qiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tatimet-skanojne-qiradhenesit-kontrolle-te-imtesishme-ne-terren

Recommended