Ora News - Basha në Vaun e Dejës: Në 2019 mund të ketë edhe zgjedhje parlamentare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita nuk do të heqë dorë nga marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin. Madje kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit me fermerët në Vaun e Dejës paralajmëroi se vitin e ardhshëm vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Lulzim Basha: Një test i madh po afron, vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore dhe këto zgjedhje vendore të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm, që ju të ushtroni të drejtën që keni, për të vendosur se çfarë qeverisje doni.

Lideri demokrat u shpreh se do të anulojë të gjitha koncensionet korruptive kur PD do të vijë në pushtet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-ne-vaun-e-dejes-ne-2019-mund-te-kete-edhe-zgjedhje-parlamentare

Recommended