Ora News - Sokolaj: Nesër a në vijim priten arrestime deputetësh, 2 të arrestuar sonte në Shijak

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Trazhgim Sokolaj, thotë se paralajmërimi i Ramës për arrestime të tjera ditën e mërkurë është i vërtetë.

I ftuar në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit, Sokolaj foli edhe për arrestime të mundshme deputetësh.

Sokolaj: Deklarata e kryeministrit më rezulton të jetë e vërtetë. Kryeministri mesa duket ose merr dijeni për shkak të detyrës ose ka një kuriozitet për këto punët e policisë. Nesër ose në ditët në vazhdim mund të ketë jo vetëm arrestime por edhe kërkesa drejtuar parlamentit për heqje imuniteti.

Sokolaj zbuloi më tej se "dy persona janë arrestuar sot në mbrëmje në zonën e Shijakut".

Gazetari bëri një përmbledhje edhe të operacionit "Vol-vo 4", ku tha se arrestimet janë frut i bashkëpunimit me policinë gjermane.

Sokolaj: Është një operacion që është kryer gjatë tre ditëve të fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e shtetit mbi bazën e hetimeve të filluara me 28 dhjetor 2016. Ka më tepër se dy vite që hetohet.Ky hetim është kushtëzuar nga disa episode që kanë qenë surprizuese për vetë prokurorët dhe efektivët e policisë.Këto dy episode janë deklarimet që ka dhënë dhe provat e mbledhura nga policia gjermane në lidhje me personin e arrestuar atje për 613 kg kokainë, prova të ardhura nga policia gjermane gjatë muajve të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokolaj-ditet-ne-vijim-priten-arrestime-deputetesh-2-te-arrestuar-sonte-ne-shijak

Recommended