Report Tv-Tragjedia e Butrintit ku u mbytën 5 persona, arrestohet pas 10 vitesh trafikanti

  • 6 years ago
FIER - Arrestohet pas 10 vitesh një prej trafikantëve të tragjedisë së Butrintit. Në prangat e policisë së Fierit, në fshatin Kurjan, ka rënë Albert Gega, 36-vjeç i dënuar me 10 vite burg për veprën penale ?Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve".

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar 36-vjeçarin me 10 vjet burg, për veprën penale ?Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal. Për ngjarjen janë dënuar ndërkohë bashkëpunëtorët e Gegës në trafik. Hyqmet Sollaku u denua me 21 vjet heqje lirie dhe 8 milione leke gjobe. Brahim Madhi u dënua në mungesë me 16 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë. Dhe Dashamir Mane me 17 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë.

Ndërsa dënimi për Albert Gegën u dha në mungesë me 10 vite burg dhe 6 milione lekë gjobë. Policia e Shtetit ka publikuar edhe videon e momentit të arrestimit të Albert Gegës në fshatin ku edhe fshihej, në Kurjan të Fierit.

Recommended