Njeriu i memove: Si lindi 'sherri' me Majlinda Bregun, Rama nuk është i interesuar për të vërtetën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i ri shqiptar që punon dhe jeton në Londër është i njohur në rrjetet sociale për memot e tij ku vë në lojë dhe ironizon kryeministrin Rama dhe jo vetëm.

Genc Sejko në një lidhje me skype për "360 Gradë" në Ora News shpjegoi si lindi "konflikti" me ish-ministren Majlinda Bregu, ndërsa shtoi se qëllimi i Ramës me ligjin antishpifje nuk është e vërteta.

Sejko: Shkak u bë një nga fotot që kishte gratë që drejtojnë shoqatat për mbrojtjen e grave. Fotoja ishte e montuar (fotoja poshtë), ku të gjitha ato dukeshin sikur ishin dhunuar dhe me mbi shkrimin: kur do flisni! Majlinda Bregu reagoi menjëherë në Facebook dhe më kërcënoi për prishje imazhi. Pas 48 orësh, kryeministri doli me të njëjtën tezë me një paketë antishpifje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/njeriu-i-memove-si-lindi-sherri-me-majlinda-bregun-rama-nuk-eshte-i-interesuar-te-verteten

Recommended