Ora News - Kontrollet e FNSH-së, shoqërohen mbi 400 persona, kapen armë zjarri e drogë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Informacionet e përditshme, Policia e Shtetit ka vendosur këtë të hënë t'i përmbledhë një komunikatë, duke bërë me dije se janë kapur dhe arrestuar 211 persona, si dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Janë sekuestruar:

- 5 armë zjarri, 3 krehëra, 916 fishekë, 2 gëzhoja, 2 kallëpe lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë difensive

- 6 armë e ftohtë ( 3 thika, 3 leva metalike)

- 665 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa

Janë shoqëruar për verifikim 414 persona.

Po gjatë kësaj jave, janë finalizuar 4 operacione të koduara:

- Më datë 11 Tetor në Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar ?Precious?. Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore 7 raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrollet-e-fnsh-se-shoqerohen-mbi-400-persona-kapen-arme-zjarri-e-droge
Recommended