Zone e Lire/ 4 vellezerit shqiptare drejt fames boterore
  • 6 years ago
Ndryshe nga çdo puntatë tjetër, ?Zonë e Lirë? sot ka nisur ndryshe.

Katër vëllezërit shqiptarë nga Australia Todi, Kevin, Blake dhe Koby Dhima ishin ato të cilët hapën emisionin me një live të këngës ?Nothing else matters? nga Metallica.

Ato ishin të shoqëruar nga babai i tyre Adrian Dhima. Gjatë emisionit 4 vëllezërit treguan se rruga e tyre drejt famës tashmë është hapur pasi janë kontaktuar nga grupe me famë botërore si ?Metallica?, ?Scorpions?, ?Ofspring? dhe mjaft grupe të tjera të cilët pëlqejnë muzikën e tyre dhe i kanë kërkuar për t?i takuar.

Scorpions na kanë kontaktuar dhe kanë thënë: ?Ne i heqim kapelen këtyre 4 vëllezërve?.

?Metallica" ka aprovuar muzikën tonë dhe ka bërë një shenjë me gishta që përdorin? tha Todi Dhima.

Nudles kitaristi i grupit Ofspring ka shkruar ka thënë: "Kur të jemi në Australi do të vijmë tek shtëpia juaj dhe do të bëjmë një koncert bashkë".

Një tjetër karakteristikë e grupit të 4 vëllezërve është se në vend të baterisë ata përdorin kova, gjë që ka tërhequr shumë vëmendje. Lidhur me këtë detaj Kevin tha: ?Baterinë është shumë e vështirë për ta transportuar, kovat i vë njëra mbi tjetrën dhe e zgjidh".

Më tej babai i tyre shtoi me humor se kovat janë të lira, ndërsa bateria kushton 5 mijë dollarë./tvklan.al
Recommended