Transferimi i Ervis Martinajt, shkarkohet shefi i Policisë së Burgjeve, paditen mjekët e spitalit

  • 6 years ago
Pas përplasjes së Policisë me mjekët e spitalit ?Amerikan 2?, për pengesën që krijuan për transferimin e Ervis Martinajt në Spitalin e Burgut, Drejtoria e Burgjeve ka bërë kallëzim penal për spitalin. Ndërkohë nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani pasi nuk zbatoi dot urdhrin e transferimit. Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar masat e marra për pengimin e transferimit Ervis Martinit, duke konfirmuar si padinë penale ndaj spitalit ashtu edhe masat e marra ndaj punonjësve që nuk zbatuan në kohë vendimin e gjykatës.

Sipas Ministrisë bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit ?Amerikan 2? për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Martinaj kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, pasi mjekët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit.

Recommended