Report TV - Mengël, Balla dhe Sejdini inspektojnë punimet, shkolla gati për dy javë

  • 6 years ago
Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla ka shkuar në Mengël, një ditë pas protestës që prindërit dhe nxënësit zhvilluan në rrugën kryesore të këtij fshati. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, Balla ka thënë se shkolla po rikonstruktohet dhe se Partia Demokratike ka përdorur banorët dhe fëmijët për interesa politike. Balla tha se punimet do të përfundojnë për 15 ditë, dhe se shkolla do të rrezikonte jetën e fëmijëve prandaj u ndërhy për t?a rikonstruktuar.

Shkolla kishte degraduar dhe mund të shembej. Po vendosen sot trarë betoni për të forcuar strukturën. Punimet do të përfundojnë për 15 ditë. PD gënjeu disa banorë se gjoja shkolla do të mbyllej. Turp për ata që bëjne politikë vetëm me shpifje dhe gënjeshtra. PD mbështeti në Këshillin Bashkiak rikonstruksionin. Ndërkohë deputeti doli kundër rikonstruksionit. Nëse nuk ndërhyhej Shkolla ishte rrezik për jetën e fëmijeve. U ndërhy sapo u konstatua degradimi dhe rreziku.

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS
Prej 3 javësh, prindërit dhe nxënësit në Mengël të Elbasanit, kanë bojkotuar procesin mësimor pas vendimit të Drejtorisë Arsimore për të mbyllur shkollën për efekt rikonstruksioni. Ditën e djeshme, pati edhe një protestë ku për 6 orë ata bllokuan rrugën nacionale. Policia dhe drejtuesit e automjeteve ndërhynë për hapjen e rrugës por hasën në rezistencën e protestuesve të shumtë, ku nuk munguan as konfrontimet fizike, ndërsa njëri nga nxënësit u shpreh se njëri nga efektivët e qëlloi në kokë.

Recommended