Referendumi në Maqedoni, Armand Plaka në ‘Report Tv’: Europa e mori mesazhin e shqiptarëve
  • 6 years ago
Lidhur me dështimin e referendumit në Maqedoni për marrëveshjen e emrit me Greqinë, i ftuar në studion e ?Report Tv? ka qënë analisti Armand Plaka.

Në studio Plaka është shprehur se edhe pse referendumi dështoi, sërish shqiptarët e dhanë mesazhin e tyre duke votuar në mënyrë masive dhe pro.

260 mijë shqiptarë kanë votuar dhe shumica pro. Kishin një pjesëmarrje masive. Shqiptarët e dhanë mesazhin e tyre. Europa e mori mesazhin e shqiptarëve. Shqiptarët votuan drejt.

Armand Plaka, analist
INTERVISTA E PLOTË:

Pse u bojkotua referendumi?

Ka pasur reagime të shumta por duhet të bëjmë një ndarje të qarta. 260 mijë shqiptarë kanë votuar dhe shumica pro. Kishin një pjesëmarrje masive. Ka pikëpyetje të tjera. Hidhen aludime edhe në ndikimin e faktorëve të jashtëm. Sigurisht që unë vetë besoj në arsye të brendshme. Një lloj nxitimi të palës pro apo edhe besim shumë i tepërt. Edhe dështimi brenda ka mesazhe.

Pyetja ishte e formuluar mbi emrin. Mirëpo kjo u lidh edhe me profitet që do të vinin nga kjo marrëveshje. Mënyra se si u shtrua pati kontestime që në fillim.
Recommended