Ballistët braktisin opozitën në Sarandë, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak bashkohen me PS

  • 6 years ago
Dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Sarandës, përfaqësues të opozitës i bashkohen Partisë Socialiste. Gazetari Limos Dinani bën me dije për Shqiptarja.com dhe Report Tv se këshilltarët që braktisën opozitën janë Alketa Gjoni nga Balli Kombëtar Demokrat dhe Enola Qato nga Balli Kombëtar.

Me lëvizjen e dy përfaqësueseve të opozitës Partia Socialiste merr 16 anëtarë nga 31 që ka këshilli bashkiak i Sarandës.

Katër ditë më parë, edhe këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë, Valbona Hoxha përmes një letre ka zyrtarizuar largimin nga grupi i Këshilltarëve të LSI-se duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Ne letër ajo shprehet se ?kërkoj më dëshirën time të bëhem pjesë e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste duke përfaqësuar elektoratin tim në këtë subjekt politik?. Kjo nuk është hera e parë që këshilltarët vendorë braktisin LSI për t?u bashkuar me PS, pasi rrjedhja e vrullshme pothuajse në cdo bashki nisi në muajt e parë të këtij viti, ndërsa vijon akoma.

Recommended