Pamjet, masazhe hot e provokime, ç'ndodhte brenda qendrës estetike që ofronte seks

  • 6 years ago
Një ditë pas zbulimit të katër qëndrave estetike në kryeqytet të kthyera në vatra prostitucioni, publikohen detaje të reja se si njëra nga qëndrat estetike ishte kamufluar për të punësuar brenda saj vajza të reja që perveç masazheve ofronin edhe shërbime të tjera.

Report Tv zbuloi një ditë më pare se një nga qëndrat estetike të kthyera në bazë prostitucioni ishte edhe Lefteri Beauty Center, e ndodhur në rrugën e Dibrës mes një blloku pallatesh.

Nga kërkimet në profilin e saj në Facebook, nuk reklamoheshin vetëm ambientet ku supozohet se kryehej masazhi, por edhe vajzat që punonin aty. Në shumë prej fotove të publikuara të punësuarat janë vajza të reja që pozojnë në mënyrë provokuese.Por jo vetëm kaq. Në video vajzat shfaqen gati të zhveshura teksa masazhojnnë njëra-tjetrën. Në rrjetet sociale reklamohet edhe pjesa e masazheve relaksuese, ndërsa të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë 3 mijë lekë për 60 minuta.Një ditë më parë, policia e kryeqytetit zbuloi katër qendra estetike të kthyera në baza prostitucioni pas një hetimi intensiv 7 mujor. Në pranga ranë tre administratorë dhe shtatë vajza ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër person.

Recommended