Kriza e besimit në Prokurori, Shkëlqim Hajdari në '45 minuta'

  • 6 years ago
Situata te Krimet, thotë Hajdari, nuk ka ardhur si rrjedhojë e frikës së prokurorëve ndaj krimit. Thirrja e tij drejtuar Arta Markut është që t'i motivojë prokurorët e Krimeve të Rënda si dhe t'i mbrojë ata nga sulmet e politikës dhe kërcënimet që vijnë nga kriminaliteti.

Nëse do isha në vend të Arta Markut, do mblidhja të gjithë prokurorët e vendit dhe do t'i motivoja, për t'i mbrojtur prokurorët nga çdolloj sulmi politik apo nga grupet kriminale. Të rikthejë solidaritetin që është shumë i rëndësishëm. Prokurorët duhet të kuptojë që ka ngjarje pa risk, por ka edhe ngjarje të vështira me zyrtarë që duhen çuar përpara drejtësisë apo edhe përballja me grupet kriminale. Siç tha edhe ambasada e SHBA, polici-prokurori duhet të punojnë sëbashku. Prokurorët e Krimeve të Rënda nuk kanë frikë nga krimi. Kaq është kjo histori.

Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor
Edhe mungesa e KLP-së, sipas tij, ka futur në ngërç punën e Prokurorisë, duke bërë që puna e Arta Markut, me mandat të përkohshëm të jetë ekstraligjore.

Recommended