Ora News - Alpin Gallo: Ja çfarë nuk më pëlqeu te Skënderbeu-Tirana

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kapiteni i Partizanit, Alpin Gallo i ftuar në studion e "Fair Play" në "Ora News" ka komentuar përballjen mes Skënderbeut dhe Tiranës, e luajtur në fundjavën që lamë pas. Sipas tij ajo që la për të dëshiruar në këtë 90 minutësh ishin shkallët e stadiumit.

"Tirana po bën mirë në këtë kampionat. Siç kishin deklaruar bardheblutë po kthehen në një skuadër të mirë dhe konstante. Ajo që më la për të dëshiruar ishin shkallët e stadiumit. Ishin shumë pak tifozë për një sfidë të nivelit të tillë. Tirana futet në fushë për të luajtur futboll dhe për të marrë maksimumin ndeshje pas ndeshjeje."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alpin-gallo-ja-cfare-nuk-me-pelqeu-te-skenderbeu-tirana

Recommended