Ora News - Fenomeni "Fake News”, Çipa: Media online në kaos, kemi vakum ligjor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Diskutimet rreth fenomenit fake nevvs bënë bashkë gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në forumin me temë ?Portalet hyrje apo dalje e të vërtetës?, zhvilluar në kuader të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa tha se në Shqipëri ka një vakum ligjor në këtë aspekt, teksa shtroi nevojën e rregullimit të medias.

Çipa: Nga statistikat që ne kemi, na rezulton që janë gati 800 online edhe në Shqipëri. Kjo është një shifër e mjaftueshme për ta parë se sa problematik është kaosi në të cilën zhvillohet media. Brenda kësaj game çështjesh, është problem i madh edhe "Fake News". Ne jemi në atë fazën ku jo vetëm shqetësohemi nga Fake News, shkojmë deri në absurd ku e marrim lajmin e vërtetë dhe e kthejnë në Fake News.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut, Kujtim Çashku u ndal te pirateria në mediat online

Çashku: Ka disa persona që drejtojnë portale të ndryshme dhe nuk kujdesen për asgjë. Ata marrin gjithçka, marrin pjesë dhe foto nga filmat, tekste dhe ndryshojnë qëllimin për të cilën janë krijuar dhe ndryshojnë kuptimin dhe përmbajtjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fenomeni-fake-news-cipa-media-online-ne-kaos-kemi-vakum-ligjor