Meta takon në Vatikan, Papa Franceskun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta, u prit sot në një audiencë të posaçme nga ati i shenjtë, Papa Françesku, në Vatikan.



Gjate takimit me atin e shenjte presidenti Meta e falënderoi atë për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës  shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj. Të dy nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme që merr në ditët e sotme modeli shqiptar i harmonisë ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare.



Ata ranë dakord për të vijuar  bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe selisë së shenjtë për promovimin e mëtejshëm të kësaj vlere në mbarë botën.



Ati i shenjtë vlerësoi forcën e shqiptarëve dhe përkushtimin e tyre për t?u ringritur shpirtërisht pas periudhës së gjatë të shtypjes dhe ndalimit të besimit.



Papa nënvizoi edhe arritjet e deritanishme të Shqipërisë veçanërisht në fushën e lirisë së besimit dhe shprehu mbresat e tij të jashtëzakonshme nga vizita në Shqipëri dhe mikpritja që ju rezervua gjatë kësaj vizite historike.



Presidenti Meta dhe Papa Francesku diskutuan gjithashtu edhe për çështjen e emigracionit, luftën kundër varfërisë, rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe kujdesin ndaj familjes dhe veçanërisht ndaj gruas dhe fëmijëve, në këndvështrimin e ndërtimit të një shoqërie më njerëzore dhe të një bote në paqe.