Idrizi: Tek opozita me 76 mijë votat e PDIU, ndjekje ligjore stigmës "merkato e tregut çam"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kalimi tek opozita e bashkuar për Shpëtim Idrizin ishte vetëm zyrtarisht, pasi siç thotë ai PDIU ishte në opozitë që prej zgjedhjeve të 2017.

E teksa tre deputetë nën logon e PDIU-së kanë mbetur tek mazhoranca, Shpëtim Idrizi thotë për Ora News se largimi i tyre ka ndodhur një vit më parë.

Por përkundër tyre, Idrizi thotë se votat e PDIU-së janë aty teksa paralajmëron ndjekje ligjore ndaj stigmës "merkato e tregut çam".

Idrizi: Këta deputetë kanë ikur para një viti. Që në momentin e parë që kanë hyrë në parlament, kanë marrë mandatin nga PDIU, kanë qenë jo në zonat ku PDIU ka peshën e saj, në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës dhe Vlorë.Kemi qenë shumë të fokusuar që aty të ishte pesha e PDIU.U ndodhëm karshi një mazhorance që në mënyrë të programuar mori mandatin e Tiranës, kishim 12470 vota.

Ndiheni të zhgënjyer?

Idrizi: Padyshim që po. Mandatin e Fierit. Këta për të cilët po flasim pa u ulur në karrigen e parlamentit dhe mandatin e kanë marrë nga KQZ nga PDIU duke qenë njerëz të rastësishëm. Këta të Elbasanit kanë qenë 4,5 në listë, nuk erdhën asnjëherë tek PDIU.Nuk e dinë sot ku është selia e PDIU. E di çfarë më shqetëson, gjithmonë është folur për merkato.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/idrizi-tek-opozita-me-76-mije-votat-e-pdiu-ndjekje-ligjore-stigmes-merkato-e-tregut-cam