Report Tv-Vetting-u në politikë, analisti Roland Lami: Opozita e ka “kalë beteje”

  • 6 years ago
Analisti Roland Lami i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, gjatë një bisede me gazetaren Erjona Rusi ka thënë se debati që ka nisur pas propozimit të PD-së, për një Vetting në politikë, është një lojë politike.

Lami ka thënë se opozita kërkon ta përdorë këtë propozim si një ?kalë beteje? për fushatën elektorale të vitit 2019, ndërsa Rama i është përgjigjur ashtu siç pritej këtij propozimi. Lami ka thënë se e sheh me skepticizëm propozimin e PD dhe përgjigjen e mazhorancës, pasi e gjithë klasa politike nuk ka vullnet për të ndërtuar organet e reja të Vettingut në drejtësi.

?Institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi ende nuk janë krijuar. Kështu që gjykoj se kemi të bëjmë me një artificë politike. Opozita mendon se po të luajë me kredo morale, prek ndjeshmërinë që kanë njerëzit për figurën e politikanëve që kanë tek ne, mendon se mund ta ketë ?kalë beteje?. Ose mendon se me mosrealizimin e këtij propozimi do të shkojë në hapa drastike. Nëse është kështu, dakord, por mbetet për t?u parë. ?-thotë Lami.

Recommended