10 te shoqeruar per vrasjen e Muhos

  • 6 years ago
Dhjetë  persona janë shoqëruar në komisariatin e Memaliajt, pas vrasjes së 43-vjeçarit Alket Muho një ditë më parë, por ende nuk ka ndonjë të arrestuar. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se Muho dyshohet se ishte informator i policisë dhe për këtë pritet që Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme të nisë verifikim për rastin.

Në sitën e SHÇBA-së do të kalojnë punonjësit e policisë së Memalijat për të parë nëse e kanë kryer detyrën si duhet për të ruajtur informacionet që përcillte 43-vjeçari Muho. Ndërkohë, babai i të ndjerit ka mohuar që djali i tij të ketë patur ndonjë konflikt dhe për këtë i ka bërë apel shtetit që të zbardhë ngjarjen.

Sipas babit të viktimës, 43-vjeçari  është qëlluar me dy armë nga një distancë e afërt .

"Me dy armë. Ka pasur edhe çifte, edhe automatik. Kanë qëlluar një herë me automatik, pastaj? them unë me paraqitjen time them që ata kanë vajtur ia kanë futur te koka atje afër".

Muho u gjet i pa jetë nga bashkëshortja e tij në fshatin Rabije të Memaliajt dhe më pas njoftoi policinë. Hetuesit  nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe kanë dyshime se autorët i kanë vendosur armës një rrobë.  Një ditë para se të ndodhte vrasja, pranë fshatit Gllavë, policia ka sekuestruar disa paracela me kanabis, ndërsa ka vënë nën hetim dy persona për kultivim të bimëve narkotike, por ende nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Recommended