Mbyllen klasat kolektive

  • 6 years ago
Duke nisur nga ky vit nuk do të ketë më klasa kolektive. Sipas ministres së Arsimit Lindita Nikolla, 33 mijë nxënës që mësonin në këto klasa do të transferohen në shkollat më të mëdha për nëj proces të rregullt mësimor.

"Ne nuk kemi synim mbylljen e shkollave por mbylljen e klasave kolektive. E theksoj, klasave me nxënës të moshave të ndryshme ku numri i nxënësve është edhe 3 edhe 5. Kjo punë 8-mujore ka rezultuar në identifikimin e klasave që mund të transferohen në shkolla më të mëdha ku nxënësit do të mund të mësonin me bashkëmoshatarët e tyre jo me në klasa kolektive. Hapi i tretë po ndodh tani: hartimi i urdhrit për transferimin e nxënësve në shkollat më të afërta, si dhe sistemimin e mësuesve të këtyre nxënësve në sistem, duke i siguruar se askush nuk do të mbetet i papunë".

Nikolla tha se edhe mësuesit që mbulonin klasat kolektive do të sisitemohen në sistemin arsimor. Një ditë më parë, drejtoresha e Zyrës Arsimore në Fier deklaroi mbylljen e 16 shkollave për shkak të mungesës së nxënësve.

Tv Klan

Recommended