48 orë nga afati i fundit, zhbllokohet procesi për KLGJ, dy kandidatura në Gjykatën e Lartë
  • 6 years ago
TIRANE - Dy gjyqtarë nga apelet e rretheve kanë aplikuar këtë të martë pranë Gjykatës së Lartë për t'u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas 48 orëve skadonte afati i aplikimit ku gjyqtarët e Apelit u ftuan të kandidonin për KLGj, ku do të zëvëndësohet vakanca e mbetur nga largimi prej sistemit të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi anëtar i KLGJ.

Trezhnjeva u shkarkua nga Vettingu dhe prej afro 2 muaj vendi i tij mbeti bosh duke pamundësuar dhe funksionimin e KLGJ, ndërsa pritet që në datë 6 shtator kur mbyllet dhe afati aplikimit për të gjithë gjyqtarët e interesuar, të bëhen publikë emrat e dy kandidatëve.

Për aplikim të gjyqtarëve dy herë radhazi bëri apel dhe Ambasda Amerikane e cila kërkonte që gjyqtarë të guximshëm të ishin pjesë e këtij procesi.
Recommended