Report TV - Përplasje mes bandave- Vritet biznesmeni në Shkodër, pronar i disa bizneseve
  • 6 years ago
SHKODËR-Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00. Por të dhënat e para janë kontardiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen. Arjan Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë, ndërkohë që Report Tv ka mësuar se Ferracaku, është djali i pronarit të firmës së plastikës dhe drualuminit Ferracaku në Shkodër, Kujtim Ferracakut. Arjan Ferracaku është babai i dy fëmijëve të mitur.Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.

Report Tv sjell ekskluzivisht pamje nga vendi i ngjarjes, ku është gjetur viktima, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH-së. Janë mbi 40 forca policie që ndodhen në vendin e ngjarjes. Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët që të afrohen pranë vendit të ngjarjes.
Recommended