Ngërçi me institucionet e reja të drejtësisë, Ngjela: Politika amerikane të ndërhyjë me forcë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se politika amerikane duhet të ndërhyjë dhe të ushtrojë presion për krijimin një orë e më parë të institucioneve të reja të drejtësisë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Ngjela nuk sheh ndonjë ndryshim të madh në shtator sa i takon qeverisjes dhe zhvillimeve politike.

Spartak Ngjela: Nuk mund të flitet për ndryshime politike, janë probleme që nuk zgjidhin gjë në Shqipëri. Qeverisja nuk ka akoma profil zhvillimi. Shqipëria nuk prodhon asgjë. Në funksion të reformës në drejtësi, kjo qeveri është në embargo.Perëndimi nuk i lëshon beneficet e tij në funksion të integrimit në BE nëse nuk eleminohet korrupsioni nga Shqipëria dhe ka të drejtë.Ky është konflikti i brendshëm i Shqipërisë. Është një botë europiane e zhvilluar si BE dhe politika gjermane që kërkon të ndërhyjë për ngritjen e nivelit dhe mospranimit të klasës politike të korruptuar që të tërhiqet nga qeverisja.Atëherë çfarë do të ndodhë? Antikorrupsioni në funksion të lëvizjeve ndërkombëtare ka marrë Kushtetutën. Ju ka marrë Kushtetutën të korruptuarve. E mori si e mori, natyrisht e dimë, me forcë. Tani duhet të vijë implementimi i ligjeve, shtatori do të jetë ky: Si do vazhdojë reforma në drejtësi?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngerci-me-institucionet-e-reja-te-drejtesise-ngjela-politika-amerikane-te-nderhyje-me-force

Recommended