Report Tv-Breshëri plumbash në banesën e prindërve, gazetarja Klodiana Lala

  • 6 years ago
Tiranë- Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala është bërë pre e një sumi me armë mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime policore, të cilat saktësojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht askush prej familjarëve nuk është lënduar.

Në drejtim të banesës është derdhur një breshëri kallashnikovi. Burimet saktësojnë se familjarët e Lalës, prindërit, vëllai por edhe fëmijët e gazetares ndodheshin në banesën që u sulmua në lagjen ?Bruk?, në rrugën ?Shkëndija" në Tiranë.olicia në njoftimin e saj zyrtar thotë se po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vetë gazetarja Lala me anë të një statusi në Faceboook ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

"Te dashur miq!
Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.
Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.
Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.
Ju jam mirënjohës secilit prej Jush që mu gjend pranë në këto momente të vështira"

Klodiana Lala

Recommended