Basha mesazh Ramës: Lëri lotët e krokoldilit, gjej kush nga mafiozët e tu sulmoi gazetaren

  • 6 years ago
TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit me armë mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Basha deklaron se gazetarja së fundmi denoncoi lidhjet e ngushta të deputetit socialist Çyrbja me bandën e Shullazit. Kryedemokrati paralajmëron Ramën, që nëse i preket një fije floku gazetares apo cdo opozitari do të mbajë përgjegjësi të plotë.

Në vendin tonë sot u realizua edhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetar që zbulon lidhjet e mafies me pushtetin është sulmuar me armë. Familja e gazetares u sulmua sot herët në mëngjes, plumbat kanë goditur dhomat ku flenë vajzat në shtëpinë e gjyshes së tyre. Mesazhi është i qartë; kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë. Shpreh mbështetjen time për gazetaren dhe cdo gazetar të pa blerë nga kjo qeveri, që bashkëqeveris me krimin. Kemi një rrugë për të fituar betejën ?duhet që të përballemi?. Sa herë media hesht krimi triumfon. Ia kemi dalë ti largojmë nga parlamenti dhe disa bashki disa dhjetra kriminelë, por fitorja nuk është akoma në anën e qeverisë. SSulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Sot kam edhe një mesazh për Ramën, do të mbash ti përgjegjësi nëse gazetares, familjes apo cdo opozitari i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat. Sa kohë Rama është i lidhur me krimin, Shqipëria do të jetë në mëshirën e bandave.

Lulzim Basha
Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala është bërë pre e një sumi me armë mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime policore, të cilat saktësojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht askush prej familjarëve nuk është lënduar.

Në drejtim të banesës është derdhur një breshëri kallashnikovi. Burimet saktësojnë se në momentet e sulmit familjarët e Lalës, prindërit, vëllai por edhe fëmijët e gazetares ndodheshin në banesën e gazetares në lagjen ?Bruk?, në rrugën ?Shkëndija?.

Recommended