Ora News - PD: Betonizimi i Liqenit të Tiranës, afera e radhës kriminalo-korruptive e Rama-Veliajt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë përgatitur fillimin e një krimi mjedisor dhe grabitje të pronës publike tek Liqeni Artificial.

Sipas zëdhënëses së selisë blu Ina Zhupa, me vendim të Këshillit të Ministrave, Kryeministri oborrin e Gardës së Republikës ja ka kaluar në pronësi Bashkisë me qëllim dhënien për ndërtimin e kullave.

Zhupa: Për ta bërë planin efektiv Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë hapësirën prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës. Tani Veliaj e ka rrugën e hapur që mbas fasadës së personit që do bëj Hyrje për Parkun siç e ka quajtur projektin e kullave, të ndërtojë për interesa të mafias së ndërtimit dhe të drogës kulla në tokën publike, në një nga zonat që duhet të ishin të mbrojtura me ligj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-betonizimi-i-liqenit-te-tiranes-afera-e-radhes-kriminalo-korruptive-e-rama-veliajt

Recommended