Avokati i Begos: Tenderin Tirane-Elbasan e fitoi ne 2012
  • 6 years ago
Nga i dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale në biznesmen , e tani nën akuzë nga opozita se aktivitetin në Shqipëri e ka zhvilluar me mbështetje politike.
Por avokati i Edmond Begos thoëe se të paktën një nga tenderat për të cilët akuzohet, atë të rrugës Tiranë ? Elbasan me vlerë 10 milionë Euro, e ka fituar në vitin 2012 kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike.
"Në njërin nga tenderat është bashkim operatorësh dhe ai përfaqëson vetëm 10 %. Ndërsa në rrugën Tiranë ?Elbasan ai është nënkotraktor dhe e ka fituar në vitin 2012".
Avokati Ardi Leka thotë se pasuria e 49 - vjeçarit është hetuar dy herë nga prokuroria shqiptare dhe ka rezultuar e pastër.
"E para ka qenë në vitin 2010 atëherë kur ai ka qenë në burg dhe e dyta në vitin 2015. Në të dyja rastet pasuria e 49-vjeçarit ka rezultuar se nuk është produkt i aktiviteteve kriminale".
Edmond Bego u ndalua një javë më parë në Greqi dhe u lirua pas 6 ditësh. Avokati nuk e përjashton mundësinë që ndalimi të ketë qenë i qëllimshëm.
Partia Demokratike ka vënë nën akuzë kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën si mbështetës politik të biznesmenit, duke i përmendur edhe një tender të OST ? së me vlerë 100 milionë lekë në Librazhd. Balla i ka hedhur poshtë akuzat, por nuk ka mohuar njohjen familjare me biznesmenin që ka bërë 1 vit e 11 muaj burg në Shqipëri, për dënimin me 11 vjet burg në Itali.
Recommended