Forca e Ligjit mbi trafikantin e vdekur
  • 6 years ago
Operacioni ?Forca e Ligjit? ka goditur familjen e një trafikanti që nuk jeton më. Afërsisht 111 milionë Lekë iu sekuestruan disa të afërmve të Roland Shëmbitrasit nga Korça, i vrarë në Tetor të vitit të kaluar në Greqi.

Mediat greke raportuan pas vrasjes se Shëmbitrasi ishte ekzekutuar, ndërsa po qëndronte në lokalin e tij në Athinë. Asokohe u tha se shkak për ekzekutimin e tij ishin pazaret e drogës. Dhjetë muaj më pas, një njoftim i policisë bëri me dije sekuestrimin e pasurive të përfituara nga trafiku i drogës, të cilat tashmë i gëzonin të afërmit e tij.

Sipas njoftimit të policisë, 4 prej familjarëve të trafikantit të vrarë të drogës iu sekuestruan 42 milionë Lekë në një bankë të nivelit të dytë dhe 69 milionë Lekë të tjera në një bankë tjetër. Shuma që shkon afeërsisht 1 milion Euro do të verifikohet, pasi dyshohet se është produkt i veprimtarisë kriminale të Roland Shëmbitrasit.
Recommended